SPORT

Spanja fiton për herë të parë Kupën e Botës për femra duke mposhtur Anglinë në Sydney

Spanja fiton për herë të parë Kupën e Botës

Spanja ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë trofeun e Kupës së Botës në futboll për femra.

Ajo u përball në finale me Anglinë që ishte pretendentja kryesore e kupës.

Takimi u vendos që në minutën e 29’, me Carmona Garcia që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin ekipit të saj.

Spanja fiton për herë të parë Kupën e Botës

Në pjesën e dytë Spanja pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin, megjithatë në minutën e 70’ Hermoso humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Spanjën e femrave që feston një moment historik në futboll.

Spanja fiton për herë të parë Kupën e Botës