SPORT

Sporti shndërrohet në showbiz. Gjithë bota po thotë se Messi bekoi Yamal në këto foto rastësore, por babai i 16-vjeçarit mendon të kundërtën

Sporti shndërrohet në showbiz. Gjithë bota po thotë se Messi

Kur Joan Monfort i bëri një foto Lionel Messit me një fëmijë, për një kalendar bamirësie gati 17 vjet më parë, ai nuk e dinte se i riu me flokë të gjatë do të bëhej një yll futbollit gjithashtu.

Foshnja në fotot të cilat janë bërë virale është Lamine Yamal. 16-vjeçari spanjolle është ylli i këtij Europiani dhe po krahasohet me të mëdhenjtë.

Po ndërkohë që fotot rastësore me Leo Messin janë parë si ato që bekuan Yamal, babai i tij ka një qasje ndryshe.

“Rastësitë ndodhin në jetë. Leo bekoi Lamine? Për mua, Lamine e bekoi Leon. Unë dua të mendoj se djali im është më i miri në botë. Lamine është një rast i veçantë. Ai është rritur më shpejt se të tjerët dhe kjo ka ndodhur falë spanjës, La Masias, dhe miqve të tij”, u shpreh babai i Lamine Yamal dhe kështu u bë sporti showbiz.