SPORT

Stephanie Frappart hyn në historinë e Kupës së Botës si gjyqtarja e parë femër në ndeshjet për meshkuj

Stephanie Frappart hyn në historinë e Kupës së Botës si
Gjyqtarja franceze Stephanie Frappart do të bëhet gruaja e parë që do të marrë drejtimin e një ndeshjeje të Kupës së Botës për meshkuj kur Gjermania të përballet me Kosta Rikën.

FIFA zgjodhi gjithashtu dy femra si asistentë të Frappart - Neuza Back dhe Karen Diaz Medina - për të kompletuar një ekip gjyqtarësh vetëm femra në fushë.

FIFA bëri emërimet historike për të 44-ën nga 64 ndeshjet që luhen në Katar.

38-vjeçarja franceze drejtoi ndeshjet e meshkujve në kualifikimet e Kupës së Botës dhe Ligën e Kampionëve, si dhe në finalen e Kupës së Francës për meshkuj të këtij viti. Ajo gjithashtu mori drejtimin e finales së Kupës së Botës për femra 2019 për FIFA-n.