SPORT

Suarez në telashe, mashtroi me provimin e italishtes për nënshtetësinë

Suarez në telashe, mashtroi me provimin e italishtes për

Zbulohet mashtrimi i provimit të gjuhës të Luis Suarezit, i zhvilluar në Perugia, për të marrë nënshtetësinë e italiane. Guardia di Finanza kreu një kontroll në universitet, duke gjetur disa parregullsi në provimin e kryer nga sulmuesi i Barcelonës. Në fakt, nga hetimet doli se pyetjet dhe pikët ishin rakorduar para se të zhvillohej realisht provimi.

Kjo do të thotë se planet e Suarezit për të ardhmen “italiane” po ndërlikohen. Për momentin, nuk është ende e qartë se si do të evoluojë situata pas zhvillimeve të fundit dhe kontrolleve nga Guardia di Finanza, por me siguri çështja do të ketë pasoja të mëtejshme për sulmuesin “blaugrana”. Lojtari dhe Universiteti i Perugias duhet të japin llogari për këtë mashtrim.