SPORT

Super ofertë nga Anglia për Ciro Immobilen

Super ofertë nga Anglia për Ciro Immobilen
Arabët e Newcastle United shënjestrojnë Ciro Immobilen si goditjen e madhe për sulmin. Kryegolashënuesi i Serie A pëlqehet sëtepërmi nga drejtuesit e rinj të qymyrxhinjëve të cilët kërkojnë të ndërtojnë një skuadër kompetitive për të garuar për 4 vendet e para në Premier League. Për të bindur Lazion, Newcastle ka përgatitur një ofertë prej 55 milionë eurosh të cilat do të shkojnë në arkat e Lotitos ndërkohë që Immobiles i ofrohet një kontratë 5-vjeçare me plot 8 milionë euro në sezon si pagë vjetore.

Aktualisht 30-vjeçari italian është nën kontratë me Lazion deri në vitin 2023, ndërkohë që bardhekaltrit i kanë ofruar një kontratë të re deri në vitin 2025 me një pagë prej 4 milionë eurosh, gjysmën e asaj që mund t’i japë Newcastle. Tashmë në moshën 30-vjeçare Immobile i cili është aktivizuar edhe me Dortmundin në Gjermani dhe Sevillan mund të jetë i intriguar nga fakti për t’u aktivizuar edhe në Premier League ndërsa për Lazion shitja për 55 milionë euro të një lojtari 30-vjeçar për të cilin Igli Tare ka shpenzuar për ta sjellë në kryeqytet vetëm 9,5 milionë euro, do të krijonte një plusvalencë të jashtëzakonshme. Në këtë sezon Ciro Immobile kryeson listën e golashënuesve në Itali me 27 finalizime.