Braziliani Sylvinho do vijojë të jetë trajneri i kombëtares. 50-vjeçari ka vendosur të rinovojë kontratën me Shqipërinë edhe pse kishte disa oferta. Sylvinho do jetë i lidhur me Shqipërinë deri në Botërorin e Amerikës që luhet në qershor të 2026, ndërsa zyrtarizimi për rinovimin pritet të ndodhë sot ose nesër.
Sylvinho do vijojë te Shqipëria bashkë me dy ndihmësit e tij, argjentinasin Zabaleta, por edhe brazilianin Doriva.