Sylvinho zbulon emrat e lojtarëve të zgjedhur për dy ndeshjet e Nations League
E Premte 30 Gusht 2024, 12:09
TiranaPost
Trajneri i Kombëtares Sylvinho ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet e Nations League, ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Lista vijon si më poshtë:
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 2 shtator.
Të premten, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, aty ky më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë në Grupin B1 të Nations League ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45.
Tre ditë më pas më 10 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.