SPORT

Tashmë një miliarder! LeBron James bëhet lojtari më i paguar i të gjitha kohërave në NBA

Tashmë një miliarder! LeBron James bëhet lojtari më i paguar

LeBron James ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës me 97.1 milion dollarë me Los Angeles Lakers, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në historinë e NBA.

Me marrëveshjen e re, James do të fitojë 528.9 milionë dollarë duke kaluar Kevin Durant në fitimet e të gjitha kohërave, sipas faqes së ndjekjes së pagave Spotrac.

Ja një vështrim në 10 lojtarët më të paguar të të gjitha kohërave në NBA:

LeBron James: $528,992,480

Kevin Durant: $498,688,653

Stephen Curry: $470,090,010

Damian Lilard: $449,910,157

Bradley Beal: $428,874,362

Chris Paul: $419,909,419

Nikola Jokic: $419,369,513

Karl-Anthony Towns: $406,491,723

Devin Booker: $390,756,853

Joel Embiid: $374,516,037

James është 37 vjeç, por pjesa tjetër e lojtarëve në këtë listë janë në të njëzetat ose në fillim të të tridhjetave. Përveç pagës së tij në NBA, vlera neto prej 1.2 miliard dollarë e James përfshin para nga investimet e biznesit dhe kompanitë e tij.