Të gjithë të çmendur pas qitëses nga Koreja dhe stilit të saj
Kim Yeji është ylli i ekipit të Republikës së Koresë në Paris.
Ajo është qitësja e 10 metrave largësi që ka rënë në sy të botës prej stilit.
Llogaria X 'Women Posting Ws', e cila duket se është burimi kryesor i statusit të saj viral, shkroi krahas një fotografie të Kim-it duke qëlluar në objektiv, me shpinë pak të harkuar, me shpatullën e saj të lartë me mjekrën e mbështetur mbi të dhe dorën në xhep: "aura më e madhe që kam parë ndonjëherë në një imazh".
Të gjithë gati njëzëri kanë pranuar se dukej sikur kishte dalë nga ndonjë film aksion.
Mjeti që ajo mban në ballë nuk janë syze, por janë më shumë një lloj skele në miniaturë që e ndihmon performancën e saj. Mbi syrin e saj të majtë është një drejtkëndësh i vogël i zi, një blindues që bllokon njërin sy dhe lejon përqendrim më të madh në tjetrin. Mbi syrin e saj të djathtë ishte një rreth i vogël i zi, në fakt një pjesë relativisht e zakonshme e kompletit që përmban një iris mekanike për të ndihmuar në shmangien e turbullimit dhe lejon fokus më të madh te objektivi.
Kapela mbrapsht në një moment tjetër, ra në sy gjithashtu.
Kurse elefanti i varur tek gishti i saj është fatsjellës, sepse është lodra e vajzës së saj 5 vjeçe.
Po kush është Kim?
Kim është 31 vjeç, me origjinë nga Maepo, e cila është rreth 100 milje në jug-lindje të Seulit, dhe tani jeton në Danyang aty pranë. Ajo ka garuar që nga viti 2006 dhe fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Junior në vitin 2010 në pistoletë ajrore 10 metra. Në profilin e saj në faqen e internetit të Federatës Ndërkombëtare të Qitjes Sportive, në kategorinë "hobi", ajo thjesht rendit "të fjeturit".
Kim u tha gazetarëve se mezi priste t'i tregonte vajzës së saj gjithçka për suksesin e saj. Kur u pyet se çfarë do të thoshte për medaljen dhe statusin e saj të ri, Kim tha: “Mendoj se jam bërë pak e famshme tani”.
Problemi i vetëm në gjithë këtë, nëse mund ta quani kështu, është se Kim në fakt nuk fitoi. Medalja e artë shkoi për bashkatdhetaren e saj Oh Ye-jin, 12 vjet më e ri se Kim, e cila e kaloi atë me vetëm disa pikë, duke vendosur një rekord olimpik prej 243.2. Kim shënoi 241.3, që do të thotë se të dy mundën rekordin e mëparshëm prej 240.3, të vendosur nga Vitalina Batsarashkina e Rusisë në Tokio.