SPORT

Të martën vendoset fati i Champions dhe Europa League

Të martën vendoset fati i Champions dhe Europa League
Pavarësisht se ishte paralajmëruar që UEFA do të pezullonte të gjithë ndeshjet e kompeticioneve europiane Champions dhe Europa League, duket se vendimi për momentin është që të vazhdohet përpara.

Kjo pasi presidenti Ceferin ka vendosur që të martën të organizojë një video-konferencë me të 55 anëtarët e organizatës dhe vetëm aty do të vendoset për fatin apo ecurinë e kompeticioneve europiane.

Duket se as shtyrja e përballjeve Sevilla-Roma e Inter-Getafe, për pamundësi fluturimi, apo shkuarja në karantinë e klubeve si Juventusi e Real Madrid nuk e kanë bindur ende Ceferinin që të ndërpresë ndeshjen ndërkombëtare për klube.