SPORT

Thellohet rezultati: Shqipëria tjetër gol Bjellorusisë në 'shtëpi'

Thellohet rezultati: Shqipëria tjetër gol Bjellorusisë në

Shqipëria ka thelluar rezultatin ndaj Bjellorusisë duke e mbyllur ndeshjen 2 me 0. Në Minsk kuqezinjtë kanë shënuar dy gola. Gazetarët sportivë komentuan ndeshjen si dominante, të qetë dhe me taktikë nga lojtarët e Kombëtares. 

Të besuarit e trajnerit Reja e nisën pjesën e parë me gol teksa Sokol Cikalleshi shënoi në minutën e 23-të me një goditje nga jashtë zonës, i ndihmuar dhe nga një devijim i Bares çoi topin në cepin e majtë të portierit Gutor për ta ndalur në rrjetë.

Në të dytën Odise Roshi i dha një asist mesfushorit Bare që e dërgoi në rrjetë topin.

Shqipëria luan ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, ndërsa pas 3 ditësh kthehet për të luajtur kundër Lituanisë në ”Air Albania Stadium”.