Tifozët japonezë shembull disipline. Pastrojnë stadiumin pas fitores me Gjermaninë

E Mërkurë 23 Nëntor 2022, 18:53
TiranaPost
Tifozët japonezë kanë demonstruar klas të vërtetë deri më tani gjatë këtij botërori!
Pas fitores historike 2-1 kundër Gjermanisë, ata ndihmuan në pastrimin e mbeturinave në stadiumin Khalifa International.
Por tifozët japonezë kanë demonstruar edhe në ndeshjen hapëse të kampionatit, atë midis Katarit dhe Ekuadorit të njëjtën disiplinë.
Pavarësisht se skuadra e tyre as që ishte pjesë e përballjes, ata kanë pastruar mbeturinat pas ndeshjes.