SPORT

Tifozët sulmojnë Kombëtaren: Tërhiquni nëse nuk mbani dot peshën e fanellës

Tifozët sulmojnë Kombëtaren: Tërhiquni nëse nuk mbani

Perfomanca e dobët në “Air Albania” kundër Lituaninë ka tërbuar tifozët kuqezi, të cilët kanë reaguar ashpër në një postim në faqen zyrtare në facebook.

Tkz u kanë sugjeruar futbollistëve të tërhiqen nga kombëtarja nëse nuk e përballojnë dot peshën e fanellës, ndërsa nuk i kursyen thumbat për Odise Roshin, i cili të shtunën u largua nga grumbullimi pasi u konkretizoi në fejesë marrëdhënien e tij me bukuroshen Silva.

“Dashurinë për Kombëtaren nuk na e mohon askush, as rezultatet e as mos-impenjimet e protagonisteve që zbresin në fushën e lojes, apo atyre që sot mund të kenë marrë përgjegjësi për të administruar me ekipin.Këtë dashuri e kemi dëshmuar edhe shumë herë të tjera duke mos rreshtur për asnjë moment së përkrahuri ekipin kombëtar. 

Ne do ta përkrahim gjithmonë e gjithnjë, pavarësisht rezultatit dhe dëshirës për të fituar, por edhe nuk do rrijmë duarkryq, por kërkojmë përgjegjësi e llogari, ndoshta jo shumë për humbjen sesa për mos-angazhimin dhe ndjesinë e peshës së fanellës kuq e zi dhe asaj që ajo përfaqëson për neve.

E pafalshme!!!S’ka rëndësi rezultati ka rëndësi transformimi nga një ekip i mirë para 96 orëve në Minsk, në një ekip pa gjak e pa dëshirë për lojë në Tiranë. Aspak profesionale mungesa e disiplinës nga lojtarët, dhe atyre që ju japin leje, që vetëm një natë me herët marrin pjesë nëpër festa, e të njëjtit mundohen të fshihen pas fatit.

Merrni përgjegjësinë, pasi ne nuk harrojmë. Nëse pesha e asaj fanellës është e rëndë, atëherë tërhiquni, pasi nuk lejojmë tallje me diçka që për neve konsiderohet e shenjtë!”, thuhet në komunikatën e tifozëve kuqezi.