SPORT

Tifozi saudit që eci 1600 km nëpër shkretëtirën arabe për të arritur në Katar

Tifozi saudit që eci 1600 km nëpër shkretëtirën arabe

Tifozi i zjarrtë i futbollit Abdullah Al Salmi ka ecur nëpër shkretëtirën në Arabinë Saudite për 55 ditë për të arritur në Katar për të mbështetur ekipin e tij kombëtar në kampionatin botëror të futbollit. Abdullah Al Salmi ka bërë plot 1600 km në këmbë nga vendlindja e tij, Jeddah në Arabinë Saudite deri në kryeqytetin e Katarit, Doha.

“Gjithmonë kam dashur të marr pjesë në një Kupë Bote dhe me turneun që vjen për herë të parë në botën arabe e bëra relaitet,” ka thënë Abdullah Al Salmi. “Doja të ecja nga Deti i Kuq, në Gjirin Arabik. Hiking më jep një ndjenjë lirie dhe doja ta ndaja këtë pasion me miliona fansa”, shtoi Abdullah Al Salmi.

Ai i tha BBC se pavarësisht sfidave me të cilat u përball, udhëtimi ia vlejti.

“Shpresoj që ekipi ynë kombëtar të dëgjojë për ecjen time dhe kjo t'i frymëzojë ata të bëjnë më të mirën e tyre në turne,” tha ai.

Dhe kjo fjalë duket se u dëgjua, pasi sot ekipi i tij i zemrës mposhti Argjentinën e Messit, duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 2-1 për Arabinë Saudite.