SPORT

Tirana bën dezinfektimin e ambienteve, gati për rinisjen

Tirana bën dezinfektimin e ambienteve, gati për rinisjen
Tirana nis përgatitjet për rifillimin e stërvitjes, që çdo gjë të jetë brenda rregullave të parashikuara nga protokolli i sigurisë. Vete klubi bardheblu ka postuar në faqen zyrtare pamje në të cilat dallohet nisja e dezinfektimit të stadiumit “Selman Stërmani”, duke nisur që nga shkallët e deri në ambientet e brendshme.

E njëjta procedure është zbatuar edhe në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Sikurse është bërë me dije, të hënën, më datë 18 majë ekipet do të kenë mundësi që të rinisin stërvitjen, teksa duhen zbatuar masat e parashikuara anti-COVID-19. E njëjta procedurë po ndiqet edhe nga ekipi i Flamurtarit dhe ekipet e tjera të Superiores.

Krahas rifillimit të stërvitjes, pritet tashmë një vendim përfundimtar nga ana e qeverisë, nëse do të miratojë apo jo datën 3 qershor si ditën e rifillimit të Kategorisë Superiore. Kjo datë u vendos pas takimit mes drejtuesve të FSHF-së dhe presidentëve të klubeve.