SPORT

Tirana fiton me përmbysje klasiken ndaj Vllaznisë

Tirana fiton me përmbysje klasiken ndaj Vllaznisë

Tirana fiton 2-1 derbin e Shqipërisë ndaj Vllaznisë. Sukses me përmbysje për bardheblutë në miqësoren e zhvilluar në Selman Stërmasi pasditen e kësaj të marte. Kur kishin kaluar diçka më shumë se 10 minuta lojë, kuqeblutë fituan një 11-metërsh me brazilianin Da Silva. Penallti që ktheu në gol ishi i madh i sfidës, sulmuesi nga Kenia, Ismail Dunga. Por skuadra e Egbo ndryshe nga sfida ndaj Apolonisë ku u mposht, e kishte vlerësuar maksimalisht këtë miqësore dhe në fundin e pjesës barazoi shifrat falë autogolit të Isufit. Në pjesën e dytë Dunga kishte mundësinë të kalonte sërish në epërsi Vllazninë por i vetëm përballë Visar Bekaj u ndal nga portieri kosovar, ndërsa fitoren Tiranës ia dha sulmuesi i afruar në këtë merkato verore, Albion Avdijaj që në 86-ën realizoi i pashqetësuar nga qëndra e zonës, vetëm pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë nga stoli. Një paraqitje e mirë kjo e Tiranës që në datën 1 tetor do të kërkojë historinë pasi do të luajë sfidën e fazës play off në Europa League ku do të tentojë kualifikimin në grupe.