SPORT

Tirana godet sërish, zyrtarizon sulmuesin finlandez

Tirana godet sërish, zyrtarizon sulmuesin finlandez

Tirana zyrtarizon afrimin e radhës në këtë periudhë merkaroje. Klubi bardheblu ka njoftuar firmosjen e kontratës me sulmuesin nga Finlanda Tim Väyrynen, i cili do të jetë pjesë e bardhebkuve për një sezon e gjysmë. 27-vjeçari vjen nga HJK Helsinki si dhe ka qenë pjesë e përfaqësues së vendit të tij. Më poshtë njoftimi i Tiranës:

“KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të janarit. Tim Väyrynen ka qenë një ndër emrat me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve. Ai firmosi sot duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tiranës. Sulmuesi 27-vjecar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysmë. Një emër i njohur për kampionatin finlandez dhe pjesë e kombëtares finlandeze ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’ju bashkuar klubit më të madh Shqiptar.”