SPORT

Tirana me fat, kalon automatikisht në “playoff”-in e Europa League

Tirana me fat, kalon automatikisht në “playoff”-in e Europa
Tirana është përzgjedhur me short për të kaluar direkt në “playoff”-in e Europa League, pa luajtur turin e tretë paraeliminator.

Në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës, bardheblutë ishin një nga dy skuadrat që kaluan, nga 10 ekipe që ishin përfshirë në short.

Fati ka bërë që Tirana të përzgjidhej së bashku me Ludogoretsin e Bullgarisë.

Tirana do të përfitojë 280 mijë euro nga turi i tretë pa luajtur dhe 300 mijë euro nëse humbet në “playoff”. Janë 580 mijë euro, të cilave u shtohen 1,2 milionë euro që Tirana ka përfituar deri më tani nga Champions League.