SPORT

Tirana nuk di të ndalet, gabimi i portierit të Laçit i fal fitoren

Tirana nuk di të ndalet, gabimi i portierit të Laçit i fal
Tirana duket të jetë e pandalshme në kampionat teksa ka regjistruar një tjetër fitore ndaj Laçit. Takimi u mbyll me shifrat minimale 1-0 ku ishte Michael Ngoo i cili shënoi në minutën e 73'.

Pas një krosimi në zonë, portieri i kurbinasve, Stazhilla bëri një dalje të gabuar dhe u ndodh në kundërkohë me Ngoo i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Ndeshja filloi shumë e zjarrtë që në fillim me të dyja ekipet në sulm por pa pasur konkretizime.

Gjithashtu nuk munguan dhe gabime nga të dyja skuadrat. Në minutën e 67',  Muça për pak sa nuk i dhuroi një gol Laçit teksa e kthehu topin prapa tek portieri.

Sulmuesi i kurbinasve nuk arriti ta kapë topin i cili u largua nga gardiani i bardhebluve, Lika.

Me këtë fitore Tirana shënon një prej sezoneve më të mira. Në 13 ndeshjet e fundit, bardheblutë kanë fituar 12 dhe kanë barazuar 1.

Ata kryesojnë kampionatin në kuotën e 53 pikëve.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të zhvilluara sot, Luftëtari barazoi me Bylisin. Për ballshiotët shënoi Guindo me anë të një penalltie në minutën e 35'.

Në fund të pjesës së parë reaguan dhe gjirokastritët me anë të Likës. Gjithashtu edhe Teuta me Flamurtarin u ndanë me shifrat 1-1.