SPORT

Tirana triumfon në derbin ndaj Partizanit

Tirana triumfon në derbin ndaj Partizanit

Tirana ka mposhtur në derbi 2-0 Partizanin në ndeshjen e luajtur në Air Albania.

Edhe pse me një lojtar më pak që prej minutave të para pas daljes me karton të kuq të Bruno Lulaj, bardheblutë kanë mundur të marrin 3 pikët.

Gjatë ndeshjes pati edhe incidente, fillimisht me tifozët që hodhën sende të forta në fushë. Dhe në fund të ndeshjes lojtari i Tiranës, vendosi një flamur që ia mori tifozëve në mes të fushës. Lojtarët e Partizanit ndërhynë menjëherë, por sigurimi vendosi qetësi.