SPORT

Tokyo 2020/ Atleti italian thyen rekordin europian dhe merr medaljen e artë në Lojërat Olimpike

Tokyo 2020/ Atleti italian thyen rekordin europian dhe merr medaljen e artë

Atleti italian Marcell Jacobs ka dominuar në garën e 100 metrave për meshkuaj në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020, teksa edhe në gjysëmfinale dhe në garën finale ka thyer rekordin europian, duke regjistruar kohë 9.84 dhe 9.80 respektivisht, duke marrë sigurisht edhe medaljen e artë për ta kthyer në Romë.

27-vjeçari ka thyer rekordin që mbahej nga Francis Obileku që prej vitit 2007. Jacobs është me origjinë amerikane nga Texasi i SHBA-ve, por ka kaluar të gjithë jetën e tij në Itali dhe siç nënvizojnë mediat ndërkombëtare, paradoksalisht ai nuk flet gjuhën angleze.

Tiranapost.al