SPORT

Tokyo 2020/ Kampioni i Ballkanit, Smajlaj mbetet jashtë finales në kërcim së gjati

Tokyo 2020/ Kampioni i Ballkanit, Smajlaj mbetet jashtë finales në

Një tjetër sportist përfaqësues i Shqipërisë në Lojërat Olimpike, Tokjo 2020 nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e disiplinës ku garon. Kampioni në fuqi i Ballkanit në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj ka pasur një performancë relativisht të mirë teksa ka kërcyer në tentativën e tij të dytë në 7.86 metër.

Ai është renditur i nënti në baterinë e tij dhe 18-ti nga 32 garues që merrnin pjesë në total në disiplinën e kërcimit së gjati për meshkuj.

E vetmja atlete që nuk ka marrë ende pjesë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 nga grupi përfaqësues i Shqipërisë, është Luiza Gega që në datën 1 gusht do të garojë në disiplinën e 3000 metrave me pengesë, ku synon kualifikimin në finale.

Tiranapost.al