SPORT

Tokyo 2020/ Një 13-vjeçare fiton Medaljen e Artë për Mbretërinë e Bashkuar

Tokyo 2020/ Një 13-vjeçare fiton Medaljen e Artë për

Sky Brown, sportistja britanike që jeton në Kaliforni është bërë konkurruesi më i ri në moshë i Lojërave Olimpike që fiton medaljen e artë.

Ajo konkurroi në disiplinën e “skateboard street”. Brown e cila mbushi 13 vjeç në fillim të muajit korrik, çuditërisht nuk ishte personi më i ri në podium, teksa medaljen e argjendit e fitoi japonezja Kokona Hiraki e cila do të mbushë 13 vjeç në 26 gusht.

Arritja e pabesueshme e bën Brown të shpresojë për shumë lart dhe pas emocioneve të natyrshme është shprehur për mediat se synon që t’ia nisë punës menjëherë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Triumfi bëhet më i veçantë teksa e reja para një viti pati një rënie që e dëmtoi rëndë dhe vendosi në pikëpyetje të madhe të ardhmen e saj në sport. Ajo është gjithashtu atletja më e re në botë që sponsorizohet nga gjigandi i veshjeve sportive "Nike".

Hera e fundit që një 13-vjeçare fitonte medalje në këtë moshë ka qenë në Lojërat Olimpike të Berlinit në vitin 1936.

Tiranapost.al