SPORT

Tokyo 2020/ Përfaqësuesja e Shqipërisë në qitje renditet e fundit në garën e saj

Tokyo 2020/ Përfaqësuesja e Shqipërisë në qitje

Manuela Delilaj, përfaqësuesja e Shqipërisë në disiplinën e qitjes në Tokjo 2020 është renditur e fundit në baterinë e saj në garën e 25 metrave precizion.

Delilaj ka arritur të grumbullojë vetëm 280 pikë duke u renditur e 10 në baterinë që është fituar nga përfaqësuesja e Serbisë Zorana Arunoviç.

Delilaj do të garojë sërish në datën 30 korrik në garën e 25 metra pistoletë shpejtësi, ndërkohë që Komiteti Olimpik Shqiptar ka njoftuar se ditën e sotme ajo kishte garuar e dëmtuar.

Tokyo 2020/ Përfaqësuesja e Shqipërisë në qitje

Tiranapost.al