SPORT

Tokyo 2020/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj nuk arrin podiumin! Renditet i 9-ti në dygarësh

Tokyo 2020/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj nuk arrin podiumin! Renditet

Peshëngritësi Erkand Qerimaj që përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, nuk ka arritur të fitojë një medalje në disiplinën e dygarëshit, pasi ndonëse është renditur i pari në baterinë e tij, në renditjen e përgjithshme ai ka ardhur i nënti.

Qerimaj i cili garonte në kategorinë e peshës trupore 81 kg, arriti të ngriti 181 kg me shtytje dhe 157 në stilin e shkëputjes, duke arritur në total në 338 kg, një peshë e pamjaftueshme për medalje, paçka performancës së mirë.

Tiranapost.al