SPORT

Torino i rinovon kontratën, Ujkani mbetet në Serie A

Torino i rinovon kontratën, Ujkani mbetet në Serie A
Samir Ujkani portieri i përfaqësueses së Kosovës, kartoni i të cilit është në pronësi të skuadrës turke Rizespor do të vazhdojë të qëndrojë te Torino deri në fund të këtij sezoni. Klubi Granata nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se Ujkanit dhe disa futbollistëve të tjerë të cilët luajnë në formë huazimi te Torino u është rinovuar kontrata deri në fund të këtij edicioni futbollistik pra deri në datën 31 gusht. Portieri kosovar te Torino është rezerva e Salvatore Sirigut dhe në këtë sezon nuk është aktivizuar në asnjë takim mes kampionatit dhe Kupës së Italisë.