SPORT

Trajneri i Feyenoord: E mrekullueshme të arrish në finale, por edhe më bukur të ngresh kupën

Trajneri i Feyenoord: E mrekullueshme të arrish në finale, por edhe

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, në konferencën për shtyp 24 orë para finales, tha se e njeh shumë mirë lojën e Romës. Për të si trajner, do të ishte e mrekullueshme nëse ngre lart kupën.

“Si trajner, është e mrekullueshme të arrish në finale, por do të jetë edhe më bukur nëse e fitojmë Conference League. Ne kemi parë shumë ndeshje të Romës. Sigurisht, ndonjëherë trajneri bën ndonjë surprizë, por do të habitesha nëse do të hasim diçka që do të na befasojë plotësisht”, shprehet ai.

“Ne duhet të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit. Ndoshta ata do të luajnë me topa të gjatë. Është interesante të shihet se si lojtarët tanë do të reagojnë në këtë finale. Është bukur që pas 55 ndeshjesh i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion. Edhe Ofir bëri një punë të shkëlqyer, por Justin është zgjedhja jonë e parë dhe zgjedhja e parë e kombëtares holandeze,” zbuloi ai.

Trajneri i Feyenoord ka shprehur vlëresim për kundërshtarin. “Murinjo ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm. Përtej Murinjos, mund të thuash shumë pak emra trajnerësh të cilët kanë lënë firmën e tyre në një skuadër dhe e kanë kombinuar këtë me fitoren e trofeve. Kjo është diçka jashtëzakonisht e këndshme.”