SPORT

Tronditet Shqipëria para Bjellorusisë, Elseid Hysaj me COVID-19

Tronditet Shqipëria para Bjellorusisë, Elseid Hysaj me COVID-19

Koronavirusi trondit Kombëtaren Shqiptare më pak se 24 orë para përballjes me Bjellorusinë, sfidë vendimtare për të përcaktuar skuadrën fituese të grupit. Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ka dhënë lajmin e keq se Elseid Hysaj është infektuar me Koronavirus e për rrjedhojë nuk do të jetë në dispozicion të Rejas për këtë takim. E gjithë pjesa tjetër e skuadrës ka rezultuar e painfektuar.

Njoftimi i FSHF-së

“Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.”