SPORT

Tyson Fury rikthehet kampion bote, mposht me "KO" Deontay Wilder

Tyson Fury rikthehet kampion bote, mposht me "KO" Deontay Wilder

Tyson Fury i ka dhënë fund mbretërimit pesëvjeçar në boks të Deontay Wilder-it si kampion i botës në peshë të rëndë në WBC, duke e mposhtur në shtatë raunde emocionuese në Las Vegas. Britaniku, 31 vjeç, arriti të mposhtë rivalin e tij në një mënyrë që pak kush mund ta imagjinonte pas barazimit të tyre në vitin 2018, duke e vendosur hedhur në tapet në raundin e tretë dhe të pestë, ndërsa vazhdimisht e godiste me një furi që kurrë nuk ishte parë më parë nga Fury.

Fury dha gjithçka që kishte premtuar, duke mos u ndalur tek stili i tij ‘hit-and-move’.

“Kjo ishte më shumë se një fitore e titullit botëror”- tha Fury pas fitores.