SPORT

U konfrontua me tifozin, Dier pezullohet me 4 ndeshje

U konfrontua me tifozin, Dier pezullohet me 4 ndeshje
Eric Dier e pëson keq. Mesfushori i Tottenham ka marrë një dënim të rëndë nga komisioni i Disiplinës në Federatën Angleze të Futbollit, për një gjest të pahijshëm që ka bërë para pandemisë COVID-19, kur futbolli luhej me tifozë. Në atë periudhë Dier la fushën për t’u ngjitur në tribunë teksa u pa duke u konfrontuar me një tifoz që kishte ngacmuar vëllain e tij.

Dënim asokohe, nuk pati, por FA ka vendosur sot dënimin për mesfushorin anglez. Dier është gjobitur me 40 mijë sterlina dhe nuk do të jetë i gatshëm për 4 ndeshje për trajnerin Jose Mourinho.Ky pezullim i Dier vjen në një moment shumë kritik të sezonit, pasi Tottenhamit i duhen pikë dhe të gjithë lojtarët në dispozicion, në këtë kalendar të ngjeshur. Tjetër problem për Mourinhon, pas sherrit mes Lloris dhe Son në sfidën e fundit ndaj Everton.