SPORT

U mbajt sekret nga Barcelona, Ansu Fati u operua në fshehtësi në janar

U mbajt sekret nga Barcelona, Ansu Fati u operua në fshehtësi në

Ansu Fati po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij të shkurtër, por intensive, si futbollist. Siç njoftoi AS të hënën, sulmuesi shfaqur probleme serioze në gjurin e tij të majtë gjatë fazës së riaftësimit, duke mos qenë në gjendje të përballonte ngarkesat e larta fizike për shkak të inflamacionit (në gju). Kjo situatë e pafavorshme ka detyruar lojtarin dhe mjekët të heqin dorë nga caktimi i një afati për kthimit në fushë. Tashmë rëndësi ka riaftësimi 100% e jo koha e kthimit.

Mediet në Spanjë kanë zbuluar sot se Ansu Fati i është nënshtruar në fshehtësi të plotë një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale nga Dr. Ramon Cugat. Operacioni mësohet se është kryer në janar. Ansu Fati u operua më 9 nëntor për një këputje të meniskut të brendshëm në gjurin e tij të majtë. Objektivi ishte që lojtari të kthehej në fushë katër muaj më vonë. Sidoqoftë, afatet janë thyer, siç dëshmohet nga fakti që lojtarit iu desh t’i nënshtrohej përsëri operacionit, vetëm dy muaj më vonë.

Tani për tani situata nuk është se është përmirësuar shumë. Lojtari është duke bërë ushtrime rikuperimi në pishinë. Planet e rehabilitimit kanë ngecur dhe nuk pritet që lojtari të stërvitet në terren për rreth dy muaj. Në fakt, siç ka mësuar AS, nuk përjashtohet mundësia që Fati do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni të tretë, nëse gjuri i tij i majtë nuk përgjigjet në mënyrë të kënaqshme në javët e ardhshme.