SPORT

UEFA anulon ceremoninë e Athinës, shorti për grupet e Champions dhe Europa League hidhet në Nyon

UEFA anulon ceremoninë e Athinës, shorti për grupet e Champions
Situata e krijuar me koronavirusin, ka detyruar UEFA-n që të anulojë ceremoninë e hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Champions dhe Europa Leagues, e parashikuar për t’u mbajtur në kryeqytetin grek, Athinë.

Në njoftimi e shpërndarë sot për mediat, qeveria europiane e futbollit ka njoftuar se shorti për fazën e grupeve të dy ligave më të rëndësishme të futbollit në kontinent, do të mbahet në shtëpinë e UEFA-s, në Nyon të Zvicrës.

Kështu të enjten e 1 tetorit, duke nisur nga ora 18:00, do të hidhet shorti për ndarjen e skuadrave në grupe, në Ligën e Kampionëve, ndërsa të premten e 2 tetorit, duke nisur nga ora 13:00, do të hidhet edhe shorti për grupet e Ligës së Europës.

“Pavarësisht menaxhimit efikas që shteti grek po i bën pandemisë Covid-19, është parë e arsyeshme që të mos e organizojmë ceremoninë e hedhjes së shortit në Athinë. Kjo pasi momentalisht prioritet ka shëndeti publik dhe nuk mund të menaxhojmë mirë fluturimet drejt Athinës”, thuhet në komunikatën e UEFA-s.