SPORT

UEFA mohon rifillimin e Champions League: Nuk kemi vendosur asgjë

UEFA mohon rifillimin e Champions League: Nuk kemi vendosur asgjë
Pas deklaratës së Presidentit të klubit francez, Lyon për rikthimin e ndeshjeve të Champions League, ka reaguar UEFA.

Jean Michel Olas u shpreh se Lyon do të ndeshet me Juventus më datë 7 gusht, takimi i dytë i vlefshëm për fazën e 1/16.

Ndërsa UEFA ka mohuar gjithçka për vendosjen e rifillimit të Champions League.

Autoriteti më i lartë europian ka lejuar të gjitha federatat që të përfundojnë sezonin e ndërprerë përgjysmë sa më parë, e më pas do të diskutohet rikthimi i kompeticioneve evropiane.

"Asgjë nuk është vendosur ende" - shprehet një zëdhënës i UEFA-s për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.

E para që do të çelë siparin është Bundesliga gjermane më datë 16 maj. Federata ka parashikuar që kampionati do të mbyllet deri më 30 qershor.

Por ditën e djeshme disa lojtarë të skuadrës në kategorinë e dytë, Dynamo Dresden kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Kjo mund ta vendosë në pikëpyetje rifillimin e futbollit gjerman por ende nuk ka patur ndonjë reagim zyrtar.