SPORT

UEFA përjashton nga EURO 2024 gazetarin nga Kosova që bëri shqiponjën me duar

UEFA përjashton nga EURO 2024 gazetarin nga Kosova që bëri

Gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku, është përjashtuar nga ndeshjet e Euro2024, sipas një vendimi të fundit të marrë nga UEFA.

Sadikut i është ndaluar hyrja në konferenca për media dhe nuk mund të raportojë sot ndeshjen Kroaci-Shqipëri dhe as përballje e ekipeve të tjera për Evropianin.

Shkak për këtë vendim të UEFA-s është bërë gjesti i gazetarit i cili në ndeshjen e Serbi-Angli, bëri shqiponjën me duar kur tifozët serbë po bërtisnin “Kosova është Serbi”.




Ky gjest i Sadikut është parë si provokim nga pala serbe dhe kanë kërkuar të merret masë.