SPORT

UEFA pezullon Champions League dhe Europa League

UEFA pezullon Champions League dhe Europa League
Uefa ka vendosur të pezullojë të gjitha ndeshjet e Champions League dhe Europa League për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Njoftimin Uefa e dha në faqen e saj zyrtare në Twitter.

Më herët istitucioni më i lartë i futbollit europian kishte pezulluar dy ndeshje të Champions League Machester City vs Real Madrid dhe Juventus vs Lyon.

Ndeshjet ishin programuar për tu zhvilluar më 17 mars për fazën e 1/8.

Gjithashtu ishin pezulluar dhe dy ndeshje të Europa League Sevilla vs Roma dhe Inter vs Getafe.

Ndeshjet ishin programuar për tu zhvilluar me 18 mars për fazën e 1/16.