SPORT

UEFA shpall më të mirët e vitit! Chelsea me trajnerin dhe lojtarin më të vlefshëm në Europë për 2020-2021

UEFA shpall më të mirët e vitit! Chelsea me trajnerin dhe

Pas shortit për grupet e Champions League, UEFA ka ndarë edhe çmimet për lojtarin dhe trajnerin më të mirë për sezonin futbollistik të vitit 2020-2021.

Kampionët e Europës të Chelsea kanë arritur të kthejnë në Londër që të dy çmimet teksa trajneri Thomas Tuchel është shpallur “Trajneri i Vitit”, për shkak të drejtimit të londinezëve drejt fitimit të Champions League, ndonëse pjesa e parë e kompeticionit nuk kishte filluar mirë për ta.

Ndërkohë, lojtari më i mirë është shpallur italiani Jorgihno që fitoi Champions League me Chelsea-n, por edhe kupën e EURO 2020 me Italinë. Penalltia e tij me ndalesë dhe hop, është bërë tanimë një ikonë e sportit dhe kontributi i tij në çdo sektor të fushës është vlerësuar më shumë sesa Kevin de Bryune i Manchester City që konkurronte me italianin për çmimin.

UEFA shpall më të mirët e vitit! Chelsea me trajnerin dhe

Tiranapost.al