SPORT

UEFA jep vendimin për kampionatet

UEFA jep vendimin për kampionatet

Kampionatet duhet të përfundojnë brenda datës 3 gusht.

Në këtë vendim foli  UEFA, pas takimit të drejtuesve të saj në Nyon përmes një videokonferencë. Organi më i lartë drejtues i futbollit iu la kohë federative deri më 27 maj të prezantojnë planin e tyre për të përmbyllur sezonin e futbollit 2019-2020 përmes çdo formule që ata shohin të arsyeshme brenda afatit të caktuar.

Objekti i UEFA-s është që të bëhet e mundur që të gjitha federatat të mund të luajnë të gjitha ndeshjet e mbetura të kampionatit. Alternativë mbetet dhe që federata ndërkombëtare të pranojë formulat e kufizuara për mbylljen e kampionateve, si play off apo mini-turne.

Nëse kjo nuk mjafton, ose nëse kushtet sanitare nuk garantojnë kushte maksimale për atletët atëherë do të shihet dhe mundësia për ndërprerjen e kampionateve siç ndodhi në Belgjikë dhe Skoci.

Në rast se nuk mbyllet kampionati, Federatat duhet të dërgojnë listat e skuadrave të kualifikuara për vitin e ardhshëm në kupat evropiane në bazë të renditjes së sezonit.