SPORT

UEFA shtyn dy ndeshje të Europa League për shkak të koronavirusit

UEFA shtyn dy ndeshje të Europa League për shkak të koronavirusit
UEFA ka konfirmuar se dy ndeshje të Europa League do të shtyhen për shkak të koronavirusit, Inter Milan vs Getafe dhe Sevilla vs Roma.

Këto dy ndeshje janë të vlefshme për fazën e 1/8 dhe ishin programuar për tu luajtur nesër.

Njoftimin e dha UEFA në faqen e saj në Twitter.

UEFA shtyn dy ndeshje të Europa League për shkak të koronavirusit

Vendimet e mëtejshme për dy ndeshjet do të komunikohen në kohën e duhur.

Më herët klubi spanjoll i Getafes kishte deklaruar se nuk donin të udhëtonin në Itali për shkak të koronavirusit.