Sulmuesi holandez tërhiqet nga futbolli pasi pësoi atak kardiak në fushë
Sulmuesi i kombëtares holandeze, Bas Dost është tërhequr nga futbolli në moshën 34-vjeçare dhe kjo për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën.
Dy javë më parë, sulmuesi pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes NEC-AZ Alkmaar dhe arriti të shpëtojë vetëm falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, të cilët e dërguan me urgjencë në spital.
Tashmë pasi ka kaluar periudhën e vështirë, Bas Dost ka lënë spitalin në Amsterdam, megjithatë, si masë paraprake i është vendosur një defibrilator i brendshëm. Pas diagnostikimit të miokardit, sulmuesi ka njoftuar se nuk do të zbresë më në fushën e blertë.
“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe,” tha Bas Dost në një mesazh për klubin.