SPORT

Sulmuesi i Real Madridit me Koronavirus, nuk rrezikohet sfida me City-n

Sulmuesi i Real Madridit me Koronavirus, nuk rrezikohet sfida me City-n
Sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz, ka rezultuar pozitiv në testin e Koronavirusit. Ai është izoluar në banesën e tij për të mos patur kontakte me njerëzit e tjerë. Sipas Cadena COPE, është e rëndësishme të theksohet se Mariano nuk është stërvitur këtë të martë dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë kontakt me anëtarët e tjerë të ekipit, duke pasur parasysh që skuadra nuk është stërvitur as javën e kaluar.

Mariano Diaz do të humbasë ndeshjen e kthimit të Championsit, që Reali do ta zhvillojë në fushën e Manchester City-t.

Të gjithë lojtarët “merengues” e kaluan javën që lamë pas me familjet dhe miqtë e tyre, pasi trajneri Zinedine Zidane vendosi t’u japë një javë të plotë pushim me përfundimin e kampionatit. Të gjithë pjesëtarët e klubit madrilen iu nënshtruan testit për të kuptuar nëse do të ktheheshin të gjithë të pastër nga pushimet. I vetmi i konfirmuar pozitiv është Mariano, tashmë i karantinuar në banesën e tij.