SPORT

Sulmuesi Sergio Aguero: Kemi frikë nga koronavirusi të kthehemi në fushë

Sulmuesi Sergio Aguero: Kemi frikë nga koronavirusi të kthehemi

Ndërkohë që Premiere League po bëhët gati të përcaktojë datat e ndeshjeve, lojtarët kanë frikë. Sulmuesi i Man. City ka folur pa doreza.

“Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë frikë të rikthehen të luajnë, kanë fëmijë dhe familje. Nëse dikush sëmuret do themi pastaj ç`ndodhi kështu? Unë jam mbyllur në shtëpi me bashkëshorten. Ka njerëz të prekur pa simptoma por që mund ta transmetojnë. Edhe une mund ta kem. Kur të rikthehemi në fushë lojtarët do të jenë nervozë dhe të kujdesshëm. Shpresa e vetme është që të gjendet një vaksinë dhe e gjithë kjo të përfundojë”, tha Aguero.