SPORT

Uzuni: Më duan në Serie A, synimi im të shkoj sa më lart

Uzuni: Më duan në Serie A, synimi im të shkoj sa më lart
Sezoni i dytë i Myrto Uzunit në Kroaci ka qenë më pozitiv se i pari me Lokomotivën e Zagrebit që ka arritur rezultate shumë të mira teksa pozicionohet e 4-ta në kampionat dhe ka siguruar një biletë për në finalen e Kupës, kjo falë edhe 12 golave të realizuar nga sulmuesi shqiptar. Në një intervistë Uzuni ka konfirmuar interesat shumë klubeve në drejtim të tij ku spikatin ato të Serie A.

“Kontrata ime skadon në vitin 2023, por për mua interesohen 5-6 klube nga më të fortat e Europës. Ka dhe klube të Serie A. Mendoj që klubet të mos t’i bëj publike deri sa të konkretizohet. Synimi im është të shkoj sa më lart, pasi ambicia nuk më mungon”, u shpreh Uzuni.