SPORT

Vasiliev, mundësi shqiptar që po mban gjallë shpresën kuqezi për një medalje në Lojërat Olimpike

Vasiliev, mundësi shqiptar që po mban gjallë shpresën kuqezi

Mundësi shqiptaro-rus Çermen Vasiliev po mban gjallë shpresën kuqezi për të prekur finalen e Lojërave Olimpike dhe pse jo për medalje.

Vasiliev fitoi në ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në garën për të 1/8-tat, në peshën deri 74 kg të mundjes së lirë, mundësi Vasiliev humbi 3-0 në pjesën e parë. Por në vazhdim, arriti të rekuperojë dhe ta ndryshojë rrjedhën e garës.

Arriti të fitojë 4 pikë radhazi (një 2-pikësh dhe dy pikë teke) dhe mbylli ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 4-3, ndaj mundësit Turan Bayramov të Azerbajxhanit.

Në turin çerekfinal të peshës deri 74 kg, mundësi ynë Vasiliev, do të ndeshjet me sportistin nga Uzbekistani, Jazambek Ramalov.