Vdekja e futbollistit në fushë, Shakohoxha: S'ka doktorë, futbollistët shqiptarë dhe trajnerët janë gjallë për fat

Dritan Shakohoxha pwr Euronews tha se futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena, nuk duhet të ishte lejuar që të luante në Superligën shqiptare për shkak se problemeve që kishte me zemrën.
"S'ka doktorë, futbollistët shqiptarë dhe trajnerët janë gjallë për fat, jo se kujdeset kush!", tha Shakohoxha.
Shakohoxha tha se Dwamenas, pasi iu bënë kontrollet mjekësore iu anulua kontrata 20 milionë euro që kishte me një klub në Angli.
Shakohoxha: Ajo që dua të them është se përderisa e refuzuan të luajë në Spanjë, në Angli, etj, si mund ta lejonin të luante këtu? Në futbollin amator të gjithë fëmijët bëjnë analiza dhe dorëzojnë pranë FSHF-së përgjigjet. Ky djali nuk e ka pasur atë dokument që tregonte se ai ishte i aftë të luante futfoll. Dyshoj që sot një doktor të dalë sot dhe të thotë që “po” unë i kam thënë të luaj. Ai që e ka firmosur nuk do të jetë në paqe jo vetëm me veten, por edhe me ligjin.