SPORT

Vetëm 0,2% raste pozitive me COVID-19, sinjale pozitive për rinisjen e Premier League

Vetëm 0,2% raste pozitive me COVID-19, sinjale pozitive për rinisjen e
Pas sinjaleve pozitive nga Spanja dhe Italia ku kampionatet pritet të rifillojnë në gjysmën e parë të qershorit edhe nga Premier League vinë sinjale inkuarajuese për rikthimin e normalitetit dhe rinisjes për të çuar deri në fund këtë sezon. Sëfundmi në elitën e futbollit anglez janë kryer 996 testime për koronavirusin, testime që kanë përfshirë futbollistë dhe stafe teknike të 20 klubeve të Premier League. Nga këto, pozitivë kanë rezultuar vetëm dy persona të cilët tashmë do të karantonohen për shtatë ditë.

Ky është një lajm shumë i mirë pasi përqindja e pozitivitetit në botën e futbollit anglez është vetëm 0.2%. Ndaj, në mesin e qershorit Premier League pritet të rifillojë dhe të mundësojë përfundimin e kampionatit mes normalitetit të ri. Klubet këtë javë janë lejuar të stërviten në grup dhe çdo gjë duket në rrugën të mbarë, fatmirësisht. Aktualisht në Premiership janë zhvilluar 29 raunde me Liverpoolin që kryeson bindshëm me plotë 25 pikë avantazh ndaj Manchester City-t që ka zhvilluar një ndeshje më pak. The Reds për të rikthyer titullin kampion në Anfield Road që mungon prej plot 3 dekadash kanë nevojë për vetëm 2 fitore në 9 javët e fundit.