Video/ Aksident i frikshëm në Formula 1. Hamilton përfundon poshtë rrotës

E Diel 12 Shtator 2021, 19:22
TiranaPost
Fatmirësisht askush nuk u lëndua dhe Hamilton e shpëtoi kaska, por aksidenti ishte i frikshëm.
Holandezi Max Verstappen dhe Lewis Hamilton u përplasën me dy makinat e tyre, në një kthesë të vështirë në pistën e Monzës.
Verstappen u përpoq ta parakalojë nga brenda pilotin britanik, por Hamilton i zuri rrugën dhe rrota e pasme e Vestappen përfundoi mbi kokën e tij.
Të dy pilotët u përjashtuan nga gara, duke bërë që çmimi i madh i Monzës t’i shkojë Daniel Riçiardos.
Renditja e përgjithshme në krye nuk ndryshon, Verstappen mbetet pesë pikë para Hamilton.