SPORT

Video/ Cili është miku shumë i rëndësishëm shqiptar për Jose Mourinho dhe një mesazh për tifozët në Tiranë

Video/ Cili është miku shumë i rëndësishëm

Në konferencën e djeshme për shtyp Jose Mourinho i Romës u shpreh i lumtur që ndeshja luhet në Shqipëri për disa arsye, të cilat i renditi. Mes tyre përmendi faktin se këtu ka një mik shumë të rëndësishëm, por pa ia thënë emrin.

Mourinho u bëri thirrje shqiptarëve të bëjnë tifozllëk për Romën pasi kanë Marash Kumbullën që luan për këtë skuadër e shtoi se sa bukur do të ishte që Kumbulla ta ngrinte kupën në vendin e tij.


“Finalja në Shqipëri është kënaqësi për mua. Një kënaqësi e dyfishtë. Kënaqësi sepse luajmë në finale dhe sepse shkoj për herë të parë për të luajtur në një nga të paktët vende në Europë që nuk kam luajtur. Është kënaqësi sepse kam disa miq në Tiranë dhe një mik shumë të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare.

Mendoj se vende si Shqipëria e meritojnë këtë mundësi. Ajo që pres nga tifozët shqiptarë është që të jenë me Romën. Luan apo nuk luan Marash Kumbulla, është e vetmja lidhje e tyre me skuadrën, ndaj duhet të jenë në anën tonë. Do të ishte bukur nëse Kumbulla e ngre kupën në vendin e tij”, tha Mourinho.