SPORT

VIDEO/ Coutinho e refuzoi, ja kush do e mbajë fanellën me numrin 10 tek Barcelona

VIDEO/ Coutinho e refuzoi, ja kush do e mbajë fanellën me numrin 10

Ekipi katalanas nuk e ka tërhequr fanellën me numrin 10 edhe pasi Coutinho refuzoi ta mbante atë në kurriz. Së fundmi, Barcelona ka njoftuar se fanella me numrin 10 ia ka dorëzuar talentit Ansu Fati.

18-vjeçari me origjinë nga Guinea-Bisau, aspiron të ecë në gjurmët e yllit argjentinas dhe në një të ardhme të shndërrohet në idhullin e tifozëve blaugranas.

Fanella me nurmin 10 është mbajtur gjithmonë nga Lionel Messi tek Barcelona. Pas largimit të tij tek ekipi francez duket se vetëm Ansu Fati ka pranuar të veshë fanellën me këtë numër.