SPORT

Video/ Ekipi i Romës mbërrin në “Air Albania”

Video/ Ekipi i Romës mbërrin në “Air Albania”

Skuadra e Romës e cila ka mbërritur pasditen e sotme në Rinas, sapo ka lënë aeroportin “Nënë Tereza” ka zbritur në stadiumin “Air Albania”.


Futbolistët e ekipit verdheblu në videot e siguruara nga Tirana Post shfaqen të gjithë të veshur në kostume të zinj.

Në fushë ka zbritur dhe tekniku portugez, Jose Mourinho, ndërsa mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla shfaqet i buzëqeshur nën shoqërinë e El Sharauit.

Ditën e nesërme do të luhet finalja e Conference League midis Romës dhe ekipit holandez të Feynoord.