SPORT

Video/ FIFA hap hetime ndaj Serbisë për ndeshjen me Zvicrën

Video/ FIFA hap hetime ndaj Serbisë për ndeshjen me Zvicrën

FIFA ka hapur hetimet ndaj Serbisë pas ndeshjes me Zvicrën të premten mbrëma ku serbët u humbën me rezultatin 3 me 2.

Sipas mediave zviceriane, vendimi është marrë pasi ka pasur shkelje të mundshme të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s.

Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në ndeshje.

FIFA nuk ka marrë asnjë masë disiplinore ndaj Zvicrës dhe as ndaj Granit Xhakës.